Për një ditë u vaksinuan kundër Covid rreth 16 mijë persona

 
Ministria e Shëndetësisë(MSH), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 15 mijë e 925 doza të vaksinës kundër COVID-19.
“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.226.063 doza të vaksinës. Deri më sot 474.783 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, bëhet e ditur në njoftimin e MSH-së.
Në 24 orët e fundit, dy qytetarë të Kosovës kanë humbur betejën me COVID-19. Kurse janë konfirmuar 133 raste të reja, nga 4 mijë e 139 testime të kryera./21Media

Back to top button