2 viktima dhe 19 raste të reja me Covid-19

 
Regjistrohen 19 raste të reja me Covid-19, nga gjithsej 3680 teste të realizuara informojnë nga Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut. Ndërkohë për 24 orë janë regjistruar 14 pacientë të shëruar nga koronavirusi, kurse betejën me virusin e kanë humbur 2 pacientë.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 nga fillimi i pandemisë në vendin tonë arrin në 155.612, numri i personave të shëruar 149.722, numri i viktimave 5474. Raste aktive me Covid-19 në Maqedoni janë 416./Tv21

Back to top button