2 viktima nga covid-19, 55 raste të reja
Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit janë dy persona kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me Covid-19. Në raportin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike bëhet e ditur se janë rregjistruar 55 raste të reja nga 3.134 testime të kryera.
Gjatë kësaj kohe janë shëruar 331 persona, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 100.943 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.940.
Numri total i rasteve pozitive është 107.120 raste nga 582.797 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.237 raste të vdekjes./21Media