2 viktima nga COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se dy qytetarë kanë humbur betejën me COVID-19 në Shqipëri.
Viktimat janë një qytetar nga Elbasani 33 vjeç dhe një qytetar nga Vlora 73 vjeç.
Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 801 raste të reja me COVID-19, nga 5 mijë e 166 testime të kryera.
Të infektuarit janë në këto bashki: 436 në Tiranë, 37 në Durrës, 30 në Sarandë, Elbasan, 29 në Vlorë, 24 në Fier, 20 në Lushnje, 19 në Shkodër, 17 në Lezhë, Gjirokastër, 10 në Peqin, Gramsh, 9 në Kamëz, Mallakastër, Kuçovë, 8 në Patos, 7 në Berat, 5 në Kavajë, Klos, Përmet, Tepelenë, 4 në Kurbin, Dibër, Divjakë, Dimal, 3 në Pukë, Kukës, Vorë, Memaliaj, Korçë, Pogradec, 2 në Tropojë, Krujë, Mat, Delvinë, Konispol, Skrapar, Librazhd, Prrenjas, 1 në Malësi e Madhe, Has, Mirditë, Bulqizë, Selenicë, Dropull, Poliçan, Këlcyrë, Cërrik.
Janë shëruar 351 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 201 mijë e 748 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 113 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar.
Në Shqipëri janë 7 mijë e 49 raste aktive me COVID-19./21Media

Back to top button