2-vjeçari piu gabimisht shishen me raki, vdiq në spital

Një fëmijë ka vdekur pasi ka pirë gabimisht nga një shishe me raki në Devoll.
Fëmija i gjinisë mashkullore, në kohën kur nëna kryente punët e shtëpisë, ka marrë një bidon gjysmë litër që e ka menduar se ka qenë me ujë, por ka qenë me raki.
Nëna e ka gjetur të shtrirë në dysheme dhe e kanë çuar menjëherë në spital, megjithatë fëmija ka ndërruar jetë në banesë.
Sipas mjekëve i ka bllokuar rrugët e frymëmarrjes duke i sjellë vdekjen.
“Paraditen e sotme, në spitalin e Bilishtit, ka mbërritur i pajetë një i mitur 2-vjeçar, nga fshati Sul, Devoll. Nga të dhënat e para dhe deklarimet e stafit mjekësor, dyshohet se fëmija ka humbur jetën pasi ka konsumuar aksidentalisht një sasi pije alkoolike (raki), nga një shishe që familjarët e kishin lënë në banesë”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për ndriçimin e rrethanave të ngjarjes./oranews

Back to top button