Putin thotë se po vazhdon të zbatojë masa për të trajtuar sanksionet perëndimore

Presidenti rus, Vladimir Putin thotë se qeveria e tij po vazhdon të zbatojë masa për të trajtuar sanksionet e vendosura ndaj Moskës nga “vendet jomiqësore”.
“Qeveria e Rusisë po merr vendime të menjëhershme për të siguruar funksionim të qëndrueshëm të tregut dhe sektorit financiar”, u tha ai udhëheqësve euroaziatikë gjatë një takimi virtual të Këshillit të Lartë Ekonomik Euroaziatik të premten.
Putin shtoi se janë duke punuar në rritjen e aksesit në financa për të mbështetur kapitalin qarkullues dhe likuiditetin.
Rusia kishte filluar t’u kërkonte vendeve që të paguanin për dërgesat e naftës dhe gazit në rubla, por Putin thotë se politika do të ndryshojë për disa partnerë, shkruan CNN.
“Ne po zgjerojmë praktikën e pagesave në monedhat kombëtare për ato vende që e kanë provuar veten si partnerë të besueshëm për Rusinë”, tha ai.
Presidenti rus vazhdoi të trajtojë çështjen e pasigurisë ushqimore, e cila ka dalë në pah për shkak se Rusia pushtoi Ukrainën, një nga prodhuesit më të mëdhenj të grurit në Evropë.
“Rusia dhe anëtarët e tjerë të organizatës sonë po sillen me më shumë përgjegjësi”, tha ai.
Takimi i Këshillit të Lartë Ekonomik Euroaziatik u zhvillua në ditën e dytë të forumit të Bashkimit Ekonomik Euroaziatik (EAEU) të mbajtur në Kirgistan./21Media

Back to top button