20 gjoba për marketet që u janë gjetur mallra me afat të skaduar

Inspektorati i Komunës së Malishevës ka ndërmarrë një aksion të gjerë të kontrollit në markete, me qëllim të kontrollit të mallrave me afat të skaduar. Gjatë këtij kontrolli, inspektorët komunal në markete të ndryshme kanë hasur në produkte me afat të skaduar dhe si pasojë janë shqiptuar 20 gjoba.
Drejtoresha e Inspektoratit në Komunën e Malishevës, Besartë Kryeziu-Ramaj, ka njoftuar se mallrat e konfiskuara janë asgjësuar, ndërsa marketet dhe pronarët e tyre janë gjobitur sipas ligjeve në fuqi.
Ajo ka bërë të ditur po ashtu se gjatë kontrollit është hasur në produkte me afat të skaduar, kryesisht në produkte ushqimore, kozmetikë dhe produkte tjera.
Kryeziu-Ramaj ka bërë të ditur se kontrolli do të jetë i vazhdueshëm, por gjithashtu u ka bërë thirrje konsumatorëve që sa herë që hasin në produkte me afat të skaduar të njoftojnë inspektoratin komunal./21Media


Back to top button