Traileri i filmit “John Wick: Chapter 4”

Lionsgate lansoi trailerin e filmit të ri “John Wick: Chapter 4”, në të cilin me rolin kryesor paraqitet aktori Keanu Reeves.
Në fillim të 2022-tës, kjo studio filmike bëri të ditur se filmi i ri do të shfaqet në kinema në mars të vitit 2023, ndërkaq në CinemaCon në prill lansoi sekuenca nga traileri i tij.
Në filmin e ri “John Wick: Chapter 4” veç Reeves me role paraqiten edhe: Laurence Fishburne, Ian McShane, Donnie Yen, Hiroyuki Sanada, Rina Sawayama, Shamier Anderson e Lance Reddick.
Sipas disa burimeve rreth filmit, është bërë i ditur edhe emri i tij.
Aktori Shamier Anderson  i është referuar me titullin John Wick Chapter 4-Hagakure.
Sipas aktorit Llorens Fishbern, filmi vazhdimësi Chapter 4 ofron për dashamirët e tij skena akoma më intenzive. Ato zhyten më thellë në kodin e vrasësit.
Tre filmat e parë John Wick kanë fituar $584.7 milion dollarë në boks ofisin botëror.
Pritet që edhe i katërti të arrijë sukses./21Media

Back to top button