20 sekonda duartrokitje për Ramën në Bruksel
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot mbajti një fjalim në konferencën e parë ndërqeveritare që u mbajt në Bruksel. Për këtë kryeministri shqiptar mori duartrokitje 20 sekondshe.
“Ndoshta ka pasur diçka miti i sizifit.. që nuk na ka thënë kurrë Ai vend në majë të malit quhet shtëpi dhe është vendi që ne kishim përkitur gjithmonë , në bashkimin Evropian në familjën evropiane”, më këtë e përfundoi fjalimin Rama, ku pasuan edhe duartrokitjet.
Sizifi është një figurë e mitologjisë greke, që përfaqëson një mision të pamundur. Ndëshkimi për të në Botën Nëndeshme ishte: Sa herë që ai afrohej majës së kodrës, guri po ngjiste lart, rrëzohej sërish në fund të saj, duke e detyruar ta fillonte sërish detyrën nga e para./21Media