Çeku: 3.7 milionë euro janë ndarë në mbështetje të federatave sportive

Kanë filluar punimet në tryezën e dytë sportive e cila ka për qëllim hartimin e një strategjie të përgjithshme për zhvillimin e sportit në Kosovë.
Në këtë tryezë po marrin pjesë përfaqësues të të gjitha federatave sportive në vend e po ashtu edhe ministri i Ministris së Sportit Rinisë dhe Kulturës, Hajruëla Çeku si dhe Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi.
Me këtë rast, ministri Çeku bëri të ditur se janë ndarë deri më tani 3. 7 milionë euro në mbështetje të federatave sportive si dhe grante të tjera në formë të memorandumeve të bashkëpunimit me federata.
I pari i MKRS-së po ashtu bëri të ditur se tashmë ka nisur procesi i rilicensimit të federatave sportive dhe u ka bërë thirrje drejtuesve të tyre që sa më parë të aplikojnë për ta bërë këtë.
Krasniqi: Kurse Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës zbuloi se në bashkppunium me MKRS-në po hartojnë strategji si drafte-protokolle që do ta ndihmojnë sportin për të qenë sa më unik në garat ndërkombëtare.
Në këtë rteyzë sportive, drejtuesit e federatave do të njoftohen me planin afatgjatë për zhvillimin e sportit si dhe do të paraqesin propozimet dhe idetë e tyre me qëllim rë hartimit të një strategjie sa më të mirë për ndërkombëtarizimin e sportit të Kosovës.

Back to top button