20 viktima dhe 847 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

 

Vijojnë të mbeten të larta shifrat ditore të vdekjeve nga Covid-19 në Shqipëri. Sipas asaj që raporton Ministria e Shëndetësisë, nga 3268 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit, kanë rezultuar pozitivë 847 qytetarë, ndërsa 20 pacientë nuk kanë mundur të fitojnë betejën me virusin. Si për rastet e reja ashtu edhe për vdekjet, Tirana mbetet e para.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

320 raste në Tiranë, 48 në Vlorë, 46 në Shkodër, 36 në Durrës, 35 në Fier, 30 në Kuçovë, 26 në Sarandë, 25 në Kurbin, 24 në Gjirokastër, 23 në Kavajë, nga 19 raste në Mallakastër, Përmet, nga 18 raste në Krujë, Korçë, 17 në Elbasan, nga 13 raste në Kamëz, Kolonjë, nga 10 raste në Lezhë, Bulqizë, nga 8 raste në Berat, Pogradec, Malësi e Madhe, 7 në Kukës, nga 6 raste në Mirditë, Tepelenë, nga 5 raste në Devoll, Lushnje, nga 4 raste në Mat, Gramsh, nga 3 raste në Rrogozhinë, Librazhd, Memaliaj, Cerrik, nga 2 raste në Has, Pukë, Delvinë, Vau i Dejës, Belsh, Dibër, Roskovec, Peqin, Vorë, nga 1 rast në Tropojë, Divjakë, Shijak, Skrapar, Poliçan, Libohovë.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 20 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 7 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlora, 2 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Përmeti, 1 qytetar nga Rrogozhina, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Pogradeci, 1 qytetar nga Kurbini, të moshave 63-85 vjeç.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 609 pacientë, 43 në terapi intensive, nga të cilët 10 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 777 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 72,853 që nga fillimi i epidemisë./oranews

Back to top button