Raporti për progresin, Meta: S’ka përparim pa u dënuar autorët e krimeve zgjedhore

 

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta me anë të një postimi në rrjetet sociale ka përshëndetur miratimin e projekt-rezolutës për Shqipërinë, që u miratua sot në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian.

Presidenti shkruan më tej se e ardhmja e Shqipërisë në BE kalon vetëm përmes përmbushjes së plotë të kushteve.

“Përshëndes Projekt-Rezolutën për Shqipërinë, që u miratua sot në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian. I falënderoj të dy grupet e mëdha politike për mbështetjen e qartë të së ardhmes evropiane të Shqipërisë, që kalon vetëm përmes përmbushjes së plotë të kushteve. Nuk ka negociata pa zgjedhje të lira dhe të ndershme! Nuk ka përparim pa u dënuar autorët e krimeve zgjedhore të dosjeve 339 dhe 184! Askush nuk do të amnistohet! Votën e lirë të 25 prillit, shqiptarët do ta mbrojnë me çdo çmim dhe nuk do të kursehen ndaj askujt, që do të guxojë të tjetërsojë vullnetin plebishitar”, shkruan Meta.

Back to top button