20 viktima nga COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit, nga 1 mijë e 707 teste të kryera janë regjistruar 465 raste të reja me COVID-19. Sipas tyre, 341 raste janë regjistruar vetëm në Shkup. Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive (465) janë regjistruar 92 persona të riinfektuar.
Autoritetet shëndetësore njoftuan se janë regjistruar edhe 1 mijë e 880 pacientë të shëruar.
Si pasojë e komplikimeve nga COVID-19, brenda 24 orëve janë regjistruar 20 viktima. Ndërkaq, nga MSh njoftojnë se në raportin e sotëm për Covid-19 është regjistruar edhe një viktimë, sipas Rregullores për persona të vdekur me diagnozë të Covid-19 nga sistemi “Termini im”.
Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoni janë regjistruar gjithsej 287 mijë e 481 raste, prej të cilëve 269 mijë e 14 janë shëruar, kurse 8 mijë e 768 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht numëron 9 mijë e 699 raste aktive me koronavirus./TV21

Back to top button