20-vjeçari shqiptar u gjet i pajetë në një fermë në Itali

Një 20-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë në një fermë në Falciano del Massico të Italisë ku edhe punonte.
Ngjarja sipas mediave italiane ka ndodhur të enjten, 7 korrik. Djali ishte duke punuar në një serë kur u rrëzua përtokë dhe humbi jetën.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë karabinierët e kompanisë Mondragone dhe kanë hapur hetimet e nevojshme për rastin.
Trupi i pajetë i 20-vjeçarit u transferua në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Caserta për hetime të dobishme për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.
Dyshimet e paraprake flasin se i riu mund të jetë goditur nga dielli dhe i nxehti./oranews

Back to top button