Lajçak: BE-ja ta kryejë punën e vet për integrimin e Ballkanit

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka deklaruar se lufta e nisur nga Rusia në Ukrainë ka ndryshuar gjithçka, dhe se e ka bërë çështje politike edhe zgjerimin e BE-së.
Në një shkrim në Twitter, Lajçak ka thënë se në Forumin e Dubrovnikut, ka theksuar se BE-ja duhet ta kryejë punën e papërfunduar kur bëhet fjalë për integrimin e Ballkanit Perëndimor.
“Në #DubrovnikForum2022, theksova se lufta në Ukrainë ndryshoi gjithçka. Zgjerimin e bëri sërish politik. Për një kohë të gjatë, ne ishim të vetëkënaqur. Kjo nuk mund të vazhdojë më. Ne duhet të përfundojmë punën tonë të papërfunduar kur bëhet fjalë për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Lajcak në Twitter./21Media

Back to top button