20-vjeçari u deklarua se e shet votën, reagon policia

 

Në orët e mbrëmjes, hetuesit policor në kuadër të Stacionit Policor në Skënderaj, kanë identifikuar dhe intervistuar një 20 vjeçar të dyshuar për veprën penale dhënie ose marrje e ryshfetit në lidhje me votimet.

Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Veprimet hetimore janë ndërmarrë me autorizim të prokurorit, mbi dyshimet e bazuara se i dyshuari në një faqe të rrjeteve sociale ka publikuar-shpallur se shet votën e tij sipas marrëveshjes.

“Si rezultat i veprimeve hetimore, është lokalizuar dhe identifikuar personi i dyshuar K. G., 20 vjeçar, shtetas i Republikës se Kosovës, i cili është shoqëruar për intervistë. Ndërsa pas intervistës me urdhër të prokurorit të çështjes, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, ka thënë Zahiti.

Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale dhënie ose marrje e ryshfetit në lidhje me votimin./21Media

Back to top button