20 gjoba nga Komuna e Prishtinës për shkeljet e partive në fushatë

 

Në 20 raste ndaj partive politike që kanë shkelur masat anti-COVID, Komuna e Prishtinës ka shqiptuar gjobë prej 2000 eurosh, këtë e ka bërë të ditur drejtori i Inspektoratit në këtë komunë, Adonis Tahiri.

Tahiri ka njoftuar se në ditën e fundit të fushatës zgjedhore, janë shqiptuar pesë gjoba.

Sipas tij, Vetëvendosja prin me 7 gjoba, më pas idhja Demokratike e Kosovës me pesë gjoba, ndërsa Partia Demokratike dhe Aleanca për Ardhmërinë kishin nga tri. Nisma dhe AKR-ja kishin nga një gjobë.

Tahiri ka shtuar se nëse gjobat nuk paguhen brenda afateve të legjislacionit për kundërvajtje, shkojnë në procedurë të përmbarimit./21Media

Me gjasë, këto janë pesë gjobat e fundit të kësaj fushate…

ASKUSH MBI LIGJIN!

Siç e keni parë, javëve të fundit,…

Posted by Adonis Tahiri on Friday, February 12, 2021

 

 

Back to top button