20 vjeçarja martohet me të dashurin që i hodhi acid në fytyrë

Një grua është martuar me të dashurin i cili i hodhi acid në fytyrë, e që e la thuajse të verbër dhe me dëmtime në lëkurë
Berfin Ozek, 20 vjeç, mendoi se do të vdiste kur u sulmua nga Casim Ozan Celtik, 23 vjeç, në 2019 pasi lidhja e tyre përfundoi.
Celtik i tha asaj se nëse ai nuk mund ta kishte atë, atëherë askush nuk mund ta kishte, përpara se të hidhte lëngun gërryes në fytyrën e saj.
Berfin mbeti në dhimbje pothuajse të vazhdueshme dhe me vetëm 30% të shikimit të saj pas sulmit, transmeton rtv21.tv.
Pasi e raportoi atë në polici, Celtik thuhet se e ka “bombarduar” me falje dhe premtime dashurie.
Në një moment ajo pyeti policinë nëse mund të tërhiqte ankesën kundër tij dhe në atë kohë shkroi: Nuk jam rehat që ai të jetë mes katër mureve atje.
“Ne i kemi shkruar shumë letra njëri-tjetrit, i kam dhënë veten, e dua shumë, ai më do shumë”, tha ajo.
Më vonë ajo i kërkoi avokatit të saj të rivendoste ankesën.
Për pasojë, ish i dashuri i saj u dënua me 13 vjet e gjashtë muaj burg për sulmin nga një gjykatë në rrethin e Iskenderun, Turqi. Por për shkak të një ndryshimi në ligj, së bashku me ndryshimet e rregullave të sjella nga pandemia Covid-19, Celtik u lirua me kusht.
Pas lirimit të tij, ai menjëherë i propozoi asaj – dhe ajo pranoi.
Dyshja u martuan në fillim të këtij muaji, gjë që tronditi familjen e saj.
Babai i Berfinit, Yasar Ozek, tha: Ajo u martua pa e ditur ne. Unë kam luftuar për të për vite me radhë dhe tani e gjithë kjo ka qenë e kotë./21Media

Back to top button