20-vjeçarja vritet teksa po shtynte karrocën e foshnjës

Një grua 20-vjeçare që po shtynte karrocën e foshnjës në një rrugë të qytetit të New Yorkut është qëlluar në kokë dhe është vrarë, tha departamenti i policisë së New Yorkut.
Viktima është dërguar të mërkurën në spitalin Metropolitan Center, ku ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Foshnja e saj 3-muajshe shpëtoi pa ndonjë lëndim, tha policia.
Në një konferencë për media pranë vendit të ngjarjes, kryetari i bashkisë së New Yorkut, Eric Adams, bëri thirrje për ndihmë në gjetjen e sulmuesit, përcjell The Guardian.
“Ne do të gjejmë personin që është fajtor për këtë krim të tmerrshëm. Ne do ta gjejmë atë dhe do ta sjellim para drejtësisë”, tha Adams.

Gruaja u qëllua një herë në kokë nga një person i armatosur, i veshur e tëra në të zeza, i cili iu afrua nga pas. Enda nuk është arrestuar ndonjë person lidhur me rastin që nga mbrëmja e së mërkurës./21Media

 

Back to top button