Kaloni te përmbajtja kryesore

200 euro gjobë pasi hodhi mbetje inerte në hapësirë publike

Një qytetar është dënuar me 200 euro gjobë për hedhje të mbetjeve inerte në hapësirë publike në Komunën e Suharekës. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj, përmes një postimi në “Facebook”.

Muharremaj tha se nuk do të ketë asnjë kompromis për ata që e dëmtojnë ambientin.

“200 euro dënimi dhe natyrisht që e ka pastruar vetë edhe hapësirën publike. Asnjë kompromis me ata që e dëmtojnë ambientin dhe hedhin mbeturina në zona publike, ndryshe aplikohen dënimet sipas ligjit”, ka shkruar Muharremaj./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button