200 raste të reja me koronavirus në Kinë

U bë e ditur se 200 rastet e fundit me Covid-19 të zbuluara janë përhapur nga një person i vetëm që ka shkuar në bare të ndryshme në Pekin të Kinës.

Raportohet se miliona njerëz do të përfshihen në një fushatë vaksinimi masiv për të frenuar valën e fundit të koronavirusit në Kinë.

Numri i rasteve të reja që mendohet se janë përhapur nga një bar i vetëm mendohet të jetë 166, shkruan BBC

Testimi PCR çdo ditë për tri ditët e ardhshme është bërë i detyrueshëm për të gjithë në Pekin.

Në Pekin dhe Shangai është përcaktuar që personat që hyjnë dhe dalin nga ndërtesat me persona të infektuar me koronavirus duhej të futen në karantinë, edhe nëse testet e tyre janë negative./21Media

Back to top button