201 të shëruar nga koronavirusi

 

201 persona janë shëruar nga koronavirusi, ndërsa janë shënuar edhe 246 raste të reja. Brenda 24 orëve nuk janë raportuar raste të vdekjes.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 3.031 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 246 raste pozitive.  Brenda 24 orëve nuk janë raportuar raste të vdekjes”, ka njoftuar IKSHPK.

Numri total i rasteve pozitive është 64.341 raste nga 266.585 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.544 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 201 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 55.761 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.036./21Media

201 TË SHËRUAR DHE 246 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në…

Posted by Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës on Sunday, 14 February 2021

 

Back to top button