2022-ta shpallet vit i personave me aftësi të kufizuara

Shpallja e vitit 2022 nga Qeveria si vit i personave me aftësi të kufizuara në Republikën e Kosovës është bërë me qëllim që edhe kjo kategori të ketë hapësirë të barabartë në shoqëri.
Kështu u tha ne konferencën për medie të organizuar nga Zyra për Qeverisje të Mirë – Zyra e Kryeministrit shpalljen e vitit 2022 – vit i personave me aftësi të kufizuara në Republikën e Kosovës.
Emilia Rexhepi, zëvendëskryeministres për Çështje të Pakicave dhe të Drejtave të Njeriut tha se shpallja e vitit 2022 si vit i personave me aftësi të kufizuara në Republikën e Kosovës është bërë me qëllim që të gjithë qytetarët e Kosovës të ndihen dhe të trajtohen të barabartë.
Ajo tha se ka kërkuar nga niveli qendror dhe lokal që të ofrojnë mundësi punësimi për të gjithë personat me aftësi të kufizuara.
Drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë në kudër të Zyrës së Kryeministrit, Habit Hajredini tha se synojnë që me aktivitet kalendarike të punohen në çdo sferë me qëllim të tejkalimi të çdo pengese.

Back to top button