208 milionë euro për linjën hekurudhore Fushë Kosovë-Hani Elezit
Rehabilitimi i linjës hekurudhore Fushë Kosovë-Hani Elezit
U mbajt ceremonia e përurimit të fillimit të punimeve në rehabilitimin e fazës së parë të linjës së 10-të hekurudhore, Fushë Kosovë-Hani i Elezit, linjë kjo e cila do të implementohet në tri faza dhe do ta lidhë Kosovën me shtetet e rajonit.
Më këtë rast kryeministri Ramush Haradinaj tha se infrastruktura është parakusht për zhvillimin ekonomik, duke kërkuar kështu linja të reja për Shqipëri dhe Mal të Zi./21Media