21 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 21 raste të reja me COVID-19, nga 1 mijë e 651 testime të kryera.
Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes dhe janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 mijë e 370.
Në total numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është 441.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 5 mijë e 751 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milionë e 568 mijë e 983 doza të vaksinës.
Deri më sot 730 mijë e 37 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media

Back to top button