Traileri i serisë “The Book of Boba Fett”

 
“The Book of Boba Fett” titullohet seria e re amerikane, e cila u krijua për shërbimin Disney +. Ajo është pjesë e Star Wars.
Kjo seri po ashtu është nënporodukt i serive The Mandalorian, ku parqitet Boba Fett.
Rolin e Boba Fett e luan aktori Temuera Morrison, e Ming-Na Wen rolin e Fennec Shand.
Të dy i përsëris rolet nga seritë The Mandalorian dhe Star Wars.
Në këto seri, Boba Fett dhe Fennec Shand drejtojnë botën e nëndheshme të galaktikës.
Producent ekzekutiv të serive “The Book of Boba Fett” janë: Jon Favreau, Bryce Dallas Howard dhe Dave Filoni.
Nuk është konfirmuar nëse kjo seri do të jetë e limituar, nëse do të çojë në sezonin e tretë të serive The Mandalorian apo nëse duhet të presim edhe sezone të tjera të saj.
Seria “The Book of Boba Fett” do të debutohet në Disney + më 29 dhjetor./21Media

Back to top button