21 të arrestuar pas incidentit në ndeshjen Llapi-Ballkani

21 persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës pas incidentit të ndodhur menjëherë pas ndeshjes ndërmjet Llapit dhe Ballkanit të cilën skuadra e Tahir Batatinës e fitoi me rezultat 3-2.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti,

Nga përleshja ndërmjet tifozerive të dy skuadrave kanë mbetur të lënduar edhe dy zyrtarë policor, tre tifozë si dhe janë shkaktuar dëme materiale në stadium dhe jasht tij, thuhet në njoftimin e policisë..

”Shoqërohen në stacion policor 21 persona të përfshirë në një incident të ndodhur në Podujevë. Me datën 12.03.2023, rreth orës 15:00, në Podujevë, pas një ndeshje futbolli, tifozët e ekipeve janë përleshur duke përdorë/gjuajtur mjete të forta. Si pasojë e përleshjes deri tani është raportuar se janë lënduar 2 zyrtarë policor, të cilët ishin në detyrë, të angazhuar për menaxhimin e situatës. Ndërsa nga ana e tifozëve, deri tani është raportuar për tre të lënduar. Bazuar në të dhënat fillestare, ngjarja ka filluar në stadium, ku janë shkaktuar dëme materiale, (dëmtim i ulëseve), më pas ka vazhduar në rrugët “Besnik Restelica” dhe “Zahir Pajaziti”, ku janë dëmtuar tri vetura dhe një autobus. Pas vënies nën kontroll të situatës, policia në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisë një hetim për ngjarjen. Hetuesit policor në vazhdimësi janë duke ndërmarrë veprime hetimore me qëlim të identifikimit dhe procedimit e të gjithë të dyshuarve të përfshirë në këtë ngjarje”, ka thënë Ahmeti./21Media

Back to top button