Ministri i Jashtëm i Italisë viziton Kosovën

Di Maio do të zhvillojë takime me udhëheqësit e institucioneve

Ministri i Punëve të Jashtme i Italisë, Luigi Di Maio nesër do ta vizitojë Kosovën.

Di Maio do të vijë në Kosovë pas vizitës në Serbi dhe në Maqedoninë e Veriut.

Ministri Di Maio në Kosovë do të takojë udhëheqësit e institucioneve të Kosovës dhe po ashtu, do të takojë edhe përfaqësuesit e KFOR-it italian në Kosovë.

Back to top button