211 punonjës në ministri paguhen pa shkuar në punë

Para anëtarëve të Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike sot raportoi ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati së bashku me auditoren e përgjithshme, Vlora Spanca ku kanë shqyrtuar edhe raportin vjetor të auditimit për vitin 2020.
Sipas Mirlinda Sadikut, anëtare e komisionit për financa nga Lëvizja Vetëvendosje, janë identifikuar 211 punonjës në 7 ministri, të cilët marrin paga pa punuar fare.
“Janë identifikuar 211 punonjës në ministri dhe shuma e pagesës së tyre është mbi 1 milion euro pa vijuar fare në punë. Ne e dimë që kjo buron nga marrëveshja e Brukselit por ne si komision kemi dhënë raport për disa ministri të jepet një raport se faktikisht kjo është pabarazi ndaj atyre punëtorëve që punojnë në ato institucione dhe këta marrin pagë pa punuare hiq”, tha ajo.
Reagoi kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike, Hymete Bajrami, duke e cilësuar këtë si problem politik.
“Prapë mendojë se ky është një problem politik nëse nuk është problem politik dhe nuk e ka Vetëvendosja ja ku e kemi drejtorinë e Thesaritn drejtorinë e buxhetit, ministrinë dhe pyeti nëse janë duke u paguar dhe unë jam shumë e sigurt se janë duke u paguar sepse nëse ishin ndal pagat e këtyre punëtorëve ne e kishim parë në medie deri më tash mos të them 10-tra herë apo më shumë“, tha Bajrami.
Ndërprerje të pagesave të tilla kërkoi edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani.
“Vitin e kaluar ministria për komunitete dhe kthim e zgjedh këtë problem nuk e ka më asnjë person të paktën në raport të auditimit dhe ne e dimë që jo vetëm në ministrinë për kthim por në secilën ministri ka njerëz që 2-3 ditë e një javë nuk shkon në punë fare është evidente ajo jemi duke e parë këtë trend që ka ndodhur ama nuk mundemi me e quajtur problem politik tek një ministër shqiptar ndërsa këtë problem e ka zgjedhur një ministër prej komuniteteve që vjen”, tha deputeti.
“Quaje çfarë problem të duash vetëm rregulloje”, reagoi deputetja Bajrami.
Ndërsa Albana Bytyqi nga AAK-ja, kërkoi të ndërmerren masa në këtë drejtim.
“Nëse e shihni se ka punëtorë që po paguhen dhe nuk po punojnë ju jeni në qeverisje ju gjithmonë që 20 vite na keni akuzuar që e keni bërë këtë e keni bërë këtë, ju ka 8 muaj që jeni qeverisje a keni marr masa për këtë çështje nuk e di a ka marr masa për këtë çështje për të mos u paguar”, tha ajo.
Drejtori i Thesarit të Kosovës, Ahmet Ismaili, rikujtoi që janë ndërmarrë masa edhe më herët më të konstatuar raste të tilla.
“A punon dikush në një organizatë dikush apo jo na nuk mundemi me ditën por që kemi ndal kemi ndal në rastin kur kemi pasur një listë se kush janë zyrtarët që nuk janë duke punuar në punë pa shikuar nacionalitetin ne e kemi kthyer në zero….Unë nuk besoj që e shkelim dhe asnjëherë nuk kemi diskutuar diçka të tillë dhe ne të njëjtin nëpunës që ka fituar këtë të drejtë përmes marrëveshjes e mbajmë me normën zero pra i themi kur të punojsh paguhesh ose aq sa punon paguhesh nuk e shoh si problem politike këtë dhe nuk mendoj se ka fare me e shti në këtë dimension”. tha ai.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ndërkaq, tha se organizatat buxhetore duhet t’i publikojnë emrat e personave që marrin paga pa punuar, në mënyrë që ministria pastaj të ndërmerr masa.
“Neve ministritë tjera na tregojnë se kush është duke punuar dhe kush nuk është duke punuar sa i përket asaj se a ka mundësi me u marr veprime të tilla a janë politike apo jo ne vetëm kemi marr veprime të tilla sa i përket zbatimit të ligjshmërisë ka edhe komuna serbe që për shkak të mos koordinimit dhe mos aranzhimit si duhet të kodeve buxhetore nuk kanë marr paga nuk ka ndërlidhje me këtë. Krejt çka duhet është organizatat buxhetore me na njoftuar neve kush janë cilët janë persona se ka persona që 1 muaj shkon dhe 1 muaj jo është organizata buxhetore që duhet të na njoftoj dhe ne veprojmë i marrim të gjitha masat”, tha ministri.
Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, duke komentuar raportin financiar të vitit 2020, tha se organizatat buxhetore në fushën e raportimit financiar po bëjnë përmirësime të lehta nga viti në vit.
“Kur është fjala për financime buxhetore vlen të theksohet se në fund të vitit 2021 bilanci bankar në para të gatshme nga 458 milionë ishte zvogëluar në 330 milionë apo rreth 28% dhe kjo ishte bërë me miratimin e Kuvendit të Kosovës po ashtu për mbulimin e deficiteve buxhetore borxhi i përgjithshëm publik ishte rritur për 300 milionë euro dhe tani ka arritur shifrën prej 1.5 milionë. Në raport me bruto-produktin vendor borxhi ishte 21.83% nga 40% I lejuar me ligj është në kuadër të limiteve buxhetore. Megjithatë shkalle shpenzimit të fondeve të huazuara është e ulët dhe për shkak të vonesave në shfrytëzim të e kredive qeveria ka paguar mbi 800 mijë euro tarifa të zotimit për mjetet e kredive të pa tërhequra”, tha ajo.
Sipas Spancës, pasqyrat financiare të qeverisë janë mbivlerësuar për 42 milionë euro për shkak se të hyrat vetanake nga viti paraprak ishin përfshirë në planin buxhetor 2020, si dhe shpenzimet prej 18 milionë eurosh ishin klasifikuar nëpër kategori jo adekuate. Me qëllim të mbulimit të deficiteve buxhetore borxhi i përgjithshëm publik ishte rritur për 300 milionë euro dhe tani ka arritur shifrën prej 1.5 milionë./21Media

Back to top button