Ja disa arsye pse duhet ta konsumoni kungullin

Kungulli është një bimë barishtore vjetore që përdoret në dietën e njerëzve dhe të kafshëve.
Kultivimi i kungullit në fusha është bërë në mënyrë që të merren frutat, por edhe të nxirren fara kungulli nga përpunimi i të cilave merret vaj me cilësi shumë të lartë kungulli. Kungulli përmban shumë pak kalori dhe karbohidrate, prandaj nuk ka asnjë arsye që mos ta përfshini atë në dietën ushqimore.
Ai ka edhe një shije shumë të mirë, të ngjashme me patatet e ëmbla, prandaj mund ta konsumoni nëse po përpiqeni të bini në peshë. Kjo perime ju mban gjithashtu të ngopur për një kohë të gjatë, kështu nuk do të keni dëshirë për të ngrënë ëmbëlsira.
Vaji i farave të kungullit përmban nivele të larta të antioksiduesve natyral dhe acideve yndyrore të pangopura. Ai është sidomos i pasur me një formë të vitaminës E, e quajtur gamma-tocopherol, që është i antioksidues i fuqishëm. Studime të mëparshme kanë treguar se ky përbërës mund të ulë inflamacionin dhe ofron mbrojtje kundër llojeve të ndryshme të kancerit.
Antioksiduesit te kungulli mund të kenë një efekt mbrojtës në të gjithë trupin, përfshirë edhe zemrën dhe enët e gjakut. Të pasur me fibra, si mishi ashtu edhe farat e kungullit ndihmojnë për mbajtjen nën kontroll të niveleve të kolesterolit. Kungulli mund të ndihmojë në uljen e tensionit të gjakut, duke parandaluar kështu sëmundjet e zemrës.

Back to top button