213 pacientë të hospitalizuar, shkak COVID-19

Në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK) janë të shtrirë 213 pacientë, të konfirmuar me COVID-19 pozitivë.
Në një njoftim të ShSKUK bëhet e ditur se 141 pacientë janë me oksigjeno-terapi, ndërsa në mjekimin intensiv të Klinikës Infektive ndodhen 13 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 73 pacientë
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 13 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 8 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 9 pacientë
Spitali i Prizrenit, 17 pacientë
Spitali i Pejës, 21 pacientë
Spitali i Gjakovës, 25 pacientë
Spitalit Mitrovicës, 16 pacientë
Spitali i Ferizajt, 8 pacientë
Spitali i Gjilanit, 16 pacientë.
Sipas njoftimit të fundit të IKSHPK-së të mërkurën janë regjistruar edhe 6 viktima dhe 2 mijë e 590 raste të reja me koronavirus./21Media

Back to top button