Ylli i Interit para derbit: Kurrë nuk do të luaj për Milanin

Serie A rikthehet këtë fundjavë në fushë me një superndeshje, derbin mes Interit dhe Milanit, dy skuadra që luftojnë për kreun e renditjes së kampionatit italian të futbollit.
“Është një emocion i papërshkrueshëm dhe një ndeshje vendimtare. E rëndësishme është që të mos humbasim, pastaj shpresoj që Calhanoglu të përsërisë vetveten”, ka thënë mbrojtësi i Interit, Alessandro Bastoni.
Ka gjithë jetën që luan për ngjyrat zikaltër dhe mbrojtësi nuk e mendon që të luajë ndonjëherë për skuadrën tjetër të qytetit: “Çdo lojtar bën zgjedhje, por për sa më përket mua nuk ka as 0.1% mundësi që të mund të shkoj tej Milani”.
Interi qëndron në krye të renditjes dhe duke mundur Milanin do të largonte nga lufta një konkurrent direkt: “Do të jetë e rëndësishme që të mos humbasim pikë kundër skuadrave të vogla, për të ruajtur avantazhin e krijuar në takimet direkte. Kampionati është i gjatë, transmeton oversport.
Vitin e kaluar në këtë pikë të sezonit nuk ishim akoma në krye dhe më pas fituam titullin me 10 pikë avantazh. Është shumë shpejt, mund të ndodhë gjithçka”, ka përfunduar mbrojtësi zikaltër.

Back to top button