Mashtrim me kilometrazhin e veturave
Një person nga Ferizaj dje është shoqëruar në Polici, pasi që i njëjti dyshohet se ka ndryshuar kilometrat e veturës së tij.
Rasti i cilësuar si “mashtrim”, kishte ndodhur në marsin e vitit të kaluar.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar.
Rasti ka shkuar në procedurë të rregullt./21Media