Blair: Brexit më ka motivuar që të rikthehem

Ish-Kryeministri i Britanisë, Tony Blair, deklaroi se procesi i Brexit-it e ka motivuar atë që të angazhohet më shumë në politikë.

Ai paralajmëroi kthimin e tij në skenën politike, 20 vjet pasi që fitoi për herë të parë në zgjedhjet parlamentare në Britani.

Në një intervistë për gazetën Mirror, Blair tha se ka ardhur momenti që të përlyhen duart dhe se ai është i vendosur që ta bëjë këtë, shkruan rtv21.tv

Blair me këtë rast qartësoi se qëllimi i tij është që ta bëjë sa më të lehtë procesin e Brexit dhe që të formësoi debatin politik, por se aktualisht ende nuk planifikon që të kandidojë për deputet.

Gazeta Daily Telegraf duke komentuar deklaratën e ish-kryeministrit britanik, vlerësoi se Blair si duket po vendos themelet për krijimin e një partie apo lëvizje të re.

Blair më herët ka deklaruar se krijimi i një lëvizje që kundërshton largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian nuk do të ishte një vendim, me të cilin do të kundërshtohej vullneti i popullit britanik, i cili në referendum votoi për largimin e vendit nga Bashkimi Evropian.

Blair shpjegoi se formimi i një lëvizje të tillë nuk ka lidhje me kundërshtimin e vullnetit të popullit dhe se bëhet fjalë për një përpjekje për të ndryshuar vullnetin e popullit, pasi që ai të sheh marrëveshjen përfundimtare për Brexit./21Media

Back to top button