Në Spitalin e Pejës po trajtohen 22 pacientë me COVID-19. Nga spitali kanë njoftuar se 10 pacientë janë në oksigjenoterapi dhe 5 të tjerë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“Aktualisht po trajtohen 22 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 10 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 5 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, njoftojnë nga spitali.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 248 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë./21Media