Arrestohet pasi vodhi material në vlerë prej 55 mijë euro

 

Një 28 vjeçar është arrestuar pasi që dyshohet se ka vjedhur një sasi të mallit nga një depo në vlerë prej 55 mijë euro.

“Pas një pune intensive nga hetuesit rajonale është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari M. S. B. lindur 1992”, thuhet në njoftimin e policisë.

Viktima kishte vërejtur se para një muaji po i mungonte material nga depoja.

Me vendim të Prokurorit Shtetit, të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve./21Media

Back to top button