22 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës
Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës po trajtohen 22 pacientë me COVID-19, 17 prej tyre janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi, ndërsa 5 pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Nga spitali kanë njoftuar se një pacient është në respirator, ndërsa 8 pacientë janë shëruar.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 198 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë./21Media