Aksident me fatalitet në Lipjan

 

 

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje rreth orës 15:00, në fshatin Shalë të Lipjanit është regjistruar një aksident me fatalitet.

 Raportohet se vozitësi mashkull kosovar, përderisa ishte duke drejtuar veturën dhe duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës, është vetë aksidentuar.

Si pasoj e aksidentit, vozitësi ka vdekur në vendin e ngjarjes, njofton tutje Policia.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./21Media

 

Back to top button