22 raste të reja me Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit nga 528 testime 22 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj kohe nuk ka vdekur as një person, kurse janë shëruar 20 qytetarë.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.695. Në total numri i rasteve aktive është 352.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 158 doza të vaksinës kundër COVID-19. prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.827.497 doza të vaksinës. Deri më sot 822.481 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Kurse me dozën përforcuese dhe dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19 janë vaksinuar 102.191 persona./21Media
Back to top button