Cilat janë procedurat dhe sa zgjat procesi për anëtarësimin e Kosovës në KE?

Kosova sot zyrtarisht ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin Evropian. Një gjë e u vlerësua pozitivisht nga pozita e opozita, e si pozitive dhe në kohë të duhur po e sheh edhe politologu, Dorajet Imeri.
Ai për portalin rtv21 thotë se Aplikimi i Kosovës për të qenë pjesë e organizatës së Këshillit të Evorpës pa dyshim që paraqet një moment të rëndësishëm në procesin e forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar .
“Largimi i Rusisë nga Këshilli i Evropës dhe përpjekja që të stabilizohet Ballkani sidomos pas ardhjes në krye të qeverisë gjermane të Olaf Schloz dhe takimit të fundit që ka pasur me liderët e dy vendeve Kosovës dhe Serbisë konsiderohet se është një moment i përshtatshëm qëKosova të mund të procedojë me tej drejt anëtarësimit në këtë mekanizëm ndërkombëtar .”, vlerëson Imeri.
Ai tutje saqron procedurat rreth anëtarësimit të Kosovës në KE. Thotë se procesi mund të zgjasë gjashtë muaj deri në një vit, varësisht kur thirret seanca.
“Procedurat standarde të pranimit lidhen me një shtet që duhet ta sponzorizojë anëtarësimin e Kosovës, përkatësisht ta propozojë anëtarësimin e Kosovës në këtë mekanizëm dhe pas kalimit të procedurave standarde njëherë të Këshillit të Ministrave edhe më vonë të asamblesë parlamentare , konsiderohet që vendi pranohet në këtë mekanizëm nëse plotësohen dy të tretat e votave të kërkuara .”, tregon ai për portalin rtv21.tv.
Imeri shprehet optimist për anëtarësimin e Kosovës në këtë Këshill.
“Pritshmëritë janë që Kosova të mund të anëtarësohet në këtë mekanizëm për aq kohë sa nuk ka një të drejtë vote siç e ka ta zëmë Rusia në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që i pamundëson Kosovës për të qenë pjesë e kësaj organizate.”, thotë politologu.
Ai po ashtu thekson rëndësinë që ka anëtarësimi i Kosovës në një organizatë të tillë.
“E forcon subjektivitetin e saj përmes pranisë në këtë forum kaq të rëndësishëm ndërkombëtar. E dyta është se Kosova sidomos forcon segmentin e të drejtave të njeriut çka sigurisht është tepër e rëndësishme për çështjet e tjera që lidhen ekskluzivisht me këtë temë dhe në fund të fundit tregon se Kosova ka një të ardhme si një shtet i pavarur deh sovran përtej sfidave që i dalin nga procesi desktruktiv i çnjohjejve që po synon Serbia”, thotë ai.
Kosova sot ka aplikuar zyrtarisht për anëtarësim në Këshillin Evropian. Pas aplikimit, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika
Gërvalla është shprehur optimiste për pranimin e Kosovës në këtë Këshill.
Një gjë e tillë është mirëpritur edhe nga opozita. Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi  e ka quajtur hap të duhur ,  ka thënë se si opozitë ata do ta mbështesin në të gjithë hapat e ardhshëm këtë proces.E aplikimin e Kosovës në këtë organizatë e ka konsideruar edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj./21Media

Back to top button