22 të vdekur pasi një cisternë gazi shpërthen afër një hoteli në Havana

Të paktën 22 persona kanë vdekur dhe më shumë se 60 janë shtruar në spital pasi një shpërthim masiv tronditi një nga hotelet me pesë yje të Kubës.
Besohet se një cisternë gazi e cila ishte parkuar jashtë hotelit Saratoga në Havanën e Vjetër u ndez, duke shkaktuar një shpërthim që shkatërroi disa kate të ndërtesës.
Hoteli i cili ishte rihapur disa ditë, pasi ishin larguar masat anticovid, tani shtrihet në gërmadha.
Operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke u zhvilluar për të gjetur njerëzit e bllokuar nën rrënoja, shkruan BBC.
Presidenca Kubane tha se të vdekurit përfshinin një grua shtatzënë dhe një fëmijë.
Të plagosurit po trajtohen në spitalet e afërta./21Media

Back to top button