22 vjeçari i vrarë nga helika e helikopterit nuk po bënte selfie

Një i ri britanik nuk po përpiqej të bënte një selfie kur u vra nga helika e një helikopteri, njoftuan zyrtarët grekë.
Jack Fenton, 22 vjeç, vdiq në Athinë të hënën, ndërsa familja e tij tha se ata kishin mbetur plotësisht të shkatërruar nga humbja e djalit të tyre.
Ai vdiq menjëherë kur helika e rotorit të pasëm të Bell 407 e goditi atë në kokë rreth orës 18:20, përcjell rtv21.tv
Jack, i cili ishte student në Universitetin Oxford Brooks, ishte në kryeqytetin grek pas një pushimi të shkurtër në Mykonos me miqtë. Hetuesit tani  kanë përjashtuar mundësinë që Jack po përpiqej të bënte një selfie kur vdiq.
Në vend të kësaj, oficerët tani po shqyrtojnë mundësinë që ai të ketë harruar celularin e tij ndërsa po zbriste nga helikopteri, u nxitua për ta marrë atë dhe u kthye aksidentalisht drejt bishtit të tij rrotullues pasi mori pajisjen, raporton The Mirror

Back to top button