Ambasadorët te LSDM-ja- të huajt të brengosur për situatën në Maqedoni

Disa ambasadorë të huaj sot ishin në takim me përfaqësues të lartë të LSDM-së në selinë partiake.

Në “Bihaçka” erdhën: ambasadorja e Gjermanisë, Kristine Allthauzer, ambasadori i Francës, Kristian Timonie, ambasadorët e Holandës, Britanisë së Madhe si dhe përfaqësuesja e UNDP-së, Luiza Viton. Tani për tani nuk ka shumë detaje për zhvillimin e takimit, shkruan TV21.TV

Përfaqësuesit ndërkombëtarë të këtyre shteteve në Maqedoni, në vazhdimësi shprehin shqetësimin e tyre për thellimin e krizës politike, ata e dënuan dhunën në Kuvend, shprehën mbështetjen e tyre për kryeparlamentarin e ri, duke sugjeruar sa më shpejt të formohet Qeveria nga shumica parlamentare./21Media

Back to top button