23 mjekë e infermierë janë infektuar me Covid-19 në Gjakovë

 

 

Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës aktualisht janë duke u trajtuar 57 pacientë të prekur me Covid-19.

Prej tyre siç bëhet e ditur në njoftimin e këtij spitali, pozitiv janë konfirmuar 42 pacientë, ndërsa 11 të tjerë janë konfirmuar negativ.

Në pritje për t’u testuar janë 4 pacientë, ndërsa në oksgjeno terapi janë 30 pacientë, e 5 të tjerë në CPAP maskë.

Po ashtu edhe staf mjekësor nga ky spital janë të infektuar me Covid-19, përkatësisht janë 5 mjekë, 15 infermierë dhe 3 nga stafi mbështetës.

 

Back to top button