23 vjet nga masakra e Mejës – ku u vranë 376 civilë

Familjarët të zhgënjyer që sot e kësaj dite nuk është ndriçuar fati i më të dashurve të tyre
23 vjet më parë në Mejë të Gjakovës, forcat serbe vranë 376 civilë të pafajshëm. Masakra e Mejës është ndër masakrat më të mëdha gjatë luftës në Kosovë, për të cilën ende nuk është vënë drejtësia, ashtu sikurse edhe për masakrat e tjera që kreu regjimi serb.
Sot, në kompleksin memorial “Lëndina e pikëllimit” në Mejë u përkujtuan viktimat e kësaj masakre. Familjarët u shprehën të zhgënjyer që edhe sot e kësaj dite nuk është ndriçuar fati i më të dashurve të tyre dhe drejtësia ende nuk është vënë në vend.(Përgatiti : Arlinda Hoxha,, kamera: Sahit Troshupa)./21Media

Back to top button