Osmani: Albright i dha fund gjenocidit serb në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright.
Në një postim në Facebook, Osmani ka thënë se sot i dhanë lamtumirën e fundit mikes së madhe të Kosovës, gardianes së lirisë e demokracisë dhe zërit të fuqishëm të popullit tonë.
Osmani i është falënderues sekretares Albright për kontributin e jashtëzakonshëm për t’i dhënë fund gjenocidit serb në Kosovë.
“Jemi përgjithmonë falënderues për kontributin e jashtëzakonshëm të sekretares Albright për t’i dhënë fund gjenocidit serb në Kosovë, si dhe mbështetjes së saj të vazhdueshme për Kosovën e lirë, të pavarur, të zhvilluar e me vendin e merituar në arenën ndërkombëtare”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Bashkë me Osmanin në ceremoninë e varrimit varrimit të ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright. ka marrë pjesë edhe kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti.
Osmani e Kurti gjatë kësaj ceremonie u takuan me sekretarin amerikan Antony Blinken./21Media

Back to top button