HELLO Solaborate shpallet Inovacioni i vitit në Albanian ICT Awards 2017

Nga 106 aplikantë, HELLO Solaborate u zgjodh si pajisja më inovative e vitit 2016.

Edicioni i pestë i Albanian ICT Awards, gara mbarëkombëtare e shpërblimeve në fushën e teknologjisë së informacionit u mbajt në Tiranë në 28 Prill 2017. Disa çmime në kategori të ndryshme u shpërndanë  gjatë mbrëmjes GALA që u mbajt në Hotel Sheraton në orën 18:00.

Kategoria ku juria kishte qenë më shumë pozitive në marrjen e aplikimeve (projekteve) më cilësore të këtij viti ishte kategoria “ICT Inovacioni i vitit”.

Labinot Bytyqi dhe Mimoza Bytyqi, si themelues të kompanisë Solaborate, u shpallën fitues në kategorinë ICT Inovacioni i vitit me pajisjen për video-komunikim: Hello. Produkti HELLO është një shtesë e platformës sociale dhe profesionale e Solaborate, e cila përdoret për video konferenca, shpërndarje të pamjes wireless, transmetim të drejtpërdrejtë, vëzhgim të sigurisë dhe më shumë.

Vitin e kaluar, HELLO mblodhi mbi gjysmë milioni dollarë nga platformat per mbledhjen e fondeve Kickstarter dhe Indiegogo. HELLO Solaborate ka filluar kohët e fundit shpërndarjet e porosive kudo ne botë.

“HELLO është një kombinim i hardware dhe software që ndihmon në thyerjen e barrierave mes zyres the shtëpisë,” tha Labinot Bytyqi duke shtuar se ndjehet i priviliegjuar me marrjen e këtij çmimi.

Gjithashtu, Bytyqi u ndihet mirënjohes organizatorëve te Albanian ICT Awards dhe i falenderon për iniciativen qe ata kanë marrë në identifikimin, shpërblimin dhe promovimin e profesionistëve të dalluar, udhëheqësve të suksesshëm të bizneseve, inovatorëve, akademikëve dhe të rinjve entuziast në fushën e ICT-së./ 21Media

Back to top button
close button