Arrestohen 4 persona në Gjakovë

Personat e dyshuar janë arrestuar për  veprën penale “mundësim ose detyrim në prostitucion” dhe “marrje me prostitucion”

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në Gjakovë, në kuadër të veprimeve operativo-hetimore, me qëllim të parandalimit të krimit dhe luftimit të të gjitha aktivitete kriminale, sot ka realizuar operacion policor në rajonin e Gjakovës, me ç’rast ka bërë arrestimin e katër personave të dyshuar për kryerje të veprave penale, “mundësim ose detyrim në prostitucion” dhe “marrje me prostitucion”.

Personat e arrestuar në këtë rast janë: N. A. lindur me 1976 , A. D. lindur me 1997, T. P. lindur me 1974 dhe  A. Th. lindur me 1979.

“Gjatë arrestimit si provë materiale janë sekuestruar : 1 telefon Iphone 4,1 telefon Nokia model RM-1133 dhe  550 € para të gatshme. Me vendim të prokurorit kujdestar tre të dyshuarit e parë do të mbahen në ndalim policor për 48 orë derisa i dyshuari i katërt është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë./21Media

Back to top button