“Prishtina International Autoshow” nga 11 deri me 14 Maj

Pritet të prezantohen 21 brende të automjeteve me modelet e tyre me te reja

Shoqata e Importuesve të Autorizuar te Automjeteve te Reja (SHIAR) në bashkëpunim me kompaninë e specializuar për organizim te evenimenteve “MODUS”, organizojnë panairin e Automjeteve “Prishtina International Autoshow”

Panairi do të mbahet në sallën e Panaireve në Shkabaj (magjistrala Prishtinë – Mitrovicë) në datat 11 deri me 14 Maj 2017 duke filluar nga ora 10:00 deri në 20:00 çdo ditë.

Në këtë panair i cili sipas organizatorëve do te jetë më ndryshe se te gjitha panairet e mbajtura deri më tani në Kosovë do të prezantohen 21 brende të automjeteve me modelet e tyre me te reja, modele nga fjala e fundit e teknologjisë dhe inovacionit nga industria e automjeteve botërore.

Të pranishme në këtë panair do të jenë brendet: Alfa Romeo, Audi, Citroën, Dacia, Fiat, Ford, Hyundai, Infinit, Jaguar, Jeep, Land Rover, Mercedes, Nissan, Peugeot, Porsche, Renault, Skoda, Suzuki, Toyota dhe Volkswagen.

Bujar Hoxha, Kryetar i Shoqatës se Importueseve te Autorizuar te Automjeteve te Reja (SHIAR) tha “Në ketë panair po marrin pjesë pothuajse të gjitha brendet që shiten dhe distribuohen në Kosovë dhe ketu do të prezantohen modelet me te reja , te cilat deri me tani qytetaret nuk kanë pase mundesi që t’i shohin. Do të këtë prezantime speciale dhe shumë gjera interesante”.

Kurse Leart Zeqa, nga kompania MODUS, e cila ne bashkepunim me SHIAR e organizon kete panair tha “është kenaqësi që të organizosh diçka të tillë dhe jemi duke berë gjithçka që ky panair të jetë nje ngjarje shume interesante dhe e paharruar per te gjithe vizitoret”, perfundoi Z. Zeqa.

Perveç automjeteve që do te zënë pjesën kryesore të hapësires prej mbi 2,000 m2, do të jënë prezente edhe kompani tjera të cilat në një formë apo tjetër kanë lidhje me industrinë e automobilizmit si banka e institucione financiare, kompani të pasijeve, vajrave dhe aksesorëve për automjete por nuk do të mungojë edhe aspekti argëtues si muzikë, pije dhe ushqim të ndryshëm.

Në panair do të jetë edhe këndi i lojrave në mënyrë që ky eveniment të jetë gjithëpërfshirës dhe të ofrojë argëtim për të gjithë familjen. Hyrja në panair do të jetë falas!

Transporti nga qyteti i Prishtinës (Newborn) e deri në sallën e Panaireve do të jetë pa pagesë, mundesuar nga Komuna e Prishtinës përmes autobuseve të saj.

Ky panair mbështetet edhe nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë. / 21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button