“Jam e pozicionuar më mirë për të vepruar në botën e Trampit dhe Putinit”

Makron dhe Le Pen kanë vazhduar fushatat e tyre, në prag të rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale

Kandidatët për president të Francës, Emanuel Makron dhe Marine Le Pen kanë vazhduar fushatat e tyre, në prag të rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, i cili zhvillohet të dielën.

Le Pen deklaroi se ajo është e pozicionuar më mirë që të mbrojë interesat e Francës në botën e re të presidentit amerikan, Donald Tramp dhe atij rus, Vlladimir Putin.

Ajo këtë deklaratë e bëri në intervistën dhënë agjencisë së lajmeve, në prag të debatit të drejtpërdrejtë televiziv, të cilin do ta zhvilloi sonte me rivalin e saj, Makron.
Le Pen deklaroi se është e mendimit se ajo është e pozicionuar më mirë për të biseduar me botën e re që po del në sipërfaqe, me saktë me Rusinë e Putinit, me Amerikën e Trampit, Britaninë e kryeministres Tereza Mej.
Ajo qartësoi se të gjitha këto shtete pak a shumë po ja kthejnë shpinën ideologjisë së tregtisë së lirë dhe konkurrencës, për të cilat gjëra angazhohet edhe ajo dhe shtoi se është më e afërt me filozofinë politike të udhëheqësve të lartpërmendur, se sa me atë të kancelares së Gjermanisë, Angela Merkel,tr
Siç dihet, Makron në rrethin e parë të zgjedhjeve fitoi më shumë vota se Le Pen dhe analistët kanë vlerësuar se debati televiziv, i cili zhvillohet sonte në orën 21, me gjasë do të përcaktoi fituesin. Megjithatë, në bazë të anketave më të reja, Makron mbështetet nga 59 për qind e qytetarëve të anketuar, ndërsa Le Pen prej 41 për qind prej tyre./21Media

Back to top button